Deklaratë për shtyp e FSHF-së - FSHF

Deklaratë për shtyp e FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit, e shqetësuar në lidhjet me njoftimet në shtyp për rritjen e çmimit të biletave për tifozët e Tiranës, në ndeshjen e javës 27, Skënderbeu – Tirana, që do të luhet në Korçë, më dt 05.04.2014 ora 17.00, reagon si më poshtë:

Quan të papranueshëm çmimin e diferencuar të biletës mes dy tifozerive (për Tiranën është vendosur çmimi 1000 lekë të reja). Ky, është një lloj diskriminimi krejtësisht i papranueshëm dhe i papreçedent në futboll.

Në statutin e Federatës Shqiptare të Futbollit Neni 1 thuhet: “Diskriminimi i çdo lloji kundër një vendi tjetër, personi privat ose grupi njerëzish në lidhje me origjinën etnike, gjinore, gjuhën, fenë, politikat ose ndonjë arësye tjetër është krejtësisht e ndaluar dhe dënohet me pezullim, përjashtim ose ndonjë vendim tjetër disiplinor”.

Federata Shqiptare e Futbolli i kërkon Klubit të Futbollit “Skënderbeu”, si organizator i ndeshjes, që urgjentisht të marrë masa, për të bërë të barabartë çmimin e biletës për të dyja tifozeritë, si të Tiranës ashtu edhe të Skënderbeut.

Në rast të kundërt, bëjmë me dije se ndeshja nuk do të zhvillohet.