Shpalosja e një flamuri gjigand në stadiumin ku u zhvillua ndeshja, që evokon një frymë të hapur urrejtje dhe nacionaliste, nuk perfaqëson thjesht një grup tifozesh ekstremiste por dhe një mungesë të patolerueshme në organizimin dhe administrimin e ndeshjes nga ana e vendit pritës.
Keto episode, nuk kanë lidhje me futbollin dhe shkelin rëndë rregullat FIFA-s, të pranuara nga të gjithë.
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton opinionin dhe median, se po përgatit një ankesë e cila do t’ju drejtohet komisioneve përkatëse të FIFA-s, të cilat duhet të mbajnë qëndrim për këtë rast, që nxit nacionalizmin dhe s’ka asnjë lidhje me frymën e “Fair Play”. Kjo ankesë do tju dorëzohet menjëherë, organizmave përkatëse.
Federata Shqiptare e Futbollit

















