Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit. Xhovani De Biazi, do të dalë të hënën në orën 11.00 në një konferencë për shtyp, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në qendër të vëmendjes së saj do të jenë dy ndeshjet që kombëtarja shqiptare do të zhvillojë në datat e lira të muajit nëntor. Ashtu sic ka deklaruar zyrtarisht, pak ditë më parë Shqipëria do të luajë më 13 nëntor kundër Kosovës në Prishtinë dhe më 16 nëntor në Tiranë kundër Gjeorgjisë. Pritet që trajneri De Biazi, të bëjë zyrtare edhe listën e të besuarve të tij për këto dy ndeshje miqësore. Këto do të jenë edhe takimet e fundit për vitin 2015, i cili ka qenë një vit historik për futbollin shqiptar për shkak të kualifikimit në finalet e Kampionatit Europian France 2016.

















