De Biazi, konferencë për shtyp të shtunën - FSHF

De Biazi, konferencë për shtyp të shtunën

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Xhani De Biazi, do të dalë nesër (të shtunën) në një konferencë për shtyp, në lidhje me grumbullimin e ekipit kuqezi, për dy ndeshjet e rradhës për Eliminatoret e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Takimi me median, do të mbahet në orën 11.00, në sallën e konferencave në Federatën Shqiptare të Futbollit. Trajneri do të publikojë listën e futbollistëve të thirrur për ndeshjen kundër Danimarkës më 11 tetor në Elbasan dhe kundër Sebisë më 14 tetor në Beograd. Gjithashtu ai,  do të publikojë programin stërvitor për këtë periudhë dhe do ti përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. 


Duke kontrolluar karten...