“Do të jenë dy miqësore, që ne do të luajmë në këto data të lira të FIFAs. E para shumë e veçantë, do të jetë ndeshja kundër Kosovës, që ka brenda emocione, festë, vëllazëri. E dyta, kundër Gjeorgjisë e cila do të na shërbejë për të parë nga afër gjendjen e grupit”. Me këto fjalë, trajneri i Shqipërisë Xhani De Biazi, ka nisur konferencën për shtyp sot paradite në orën 11.00 në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Përpara mediave të shumta, të interesuara për ekipin kombëtar dhe dy ndeshjet e tij miqësore, trajneri i kombëtares së Shqipërisë tregoi mjaft detaje dhe çfarë pret ai nga këto dy miqësore. Në lidhje me pyetjen, se a do të ketë prurje të tjera në skuadër deri në finalet e Euro 2016, trajneri De Biazi u përgjigj: “Unë do të bazohem tek ata 33 futbollistë, të cilët na çuan deri në finale. Sigurisht, nqs dikush gjatë këtyre muajve do të shënojë në çdo javë dhe do të na bindë patjetër që do të hyjë në planet tona”. Më pas, trajneri foli edhe për planet e vitit të ardhshëm. “Do të zhvillojmë një ose dy miqësore, në datat e e lira të muajit mars, për të parë më nga afër gjendjen e futbollistëve”, deklaroi ai.
Pasta jai deklaroi edhe listën e futbollistëve të thirrur për këto ndeshje, ku bie në sy grumbullimi për herë të parë i Frederik Veselit dhe i Rei Manaj. Për këto dy ndeshje trajneri i Shqipërisë ka thirrur 25 futbollistë. Ja cilët janë ata:
Nr
Emer
Mbiemer
Ekipi qe aktivizohet
1
Etrit
Berisha
Lacio
2
Alban
Hoxha
FK Partizani
3
Orgest
Shehi
KF Skenderbeu
4
Ansi
Agolli
Karabak
5
Arlind
Ajeti
FC Basel
6
Naser
Aliji
FC Basel
7
Lorik
Cana
FC Nantes
8
Berat
Djimsiti
FC Zyrih
9
Frederik
Veseli
FC Lugano
10
Amir
Rrahmani
RNK Split
11
Andi
Lila
Pas Janina
12
Amir
Abrashi
SC Freiuburg
13
Migjen
Basha
FC Luzern
14
Sabien
Lilaj
KF Skenderbeu
15
Ledian
Memushaj
Peskara
16
Taulant
Xhaka
FC Basel
17
Herolind
Shala
FC Slovan Liberec
18
Bekim
Balaj
HNK Rijeka
19
Elseid
Hysaj
Napoli
20
Sokol
Cikalleshi
Medipol Basaksehir
21
Shkelzen
Gashi
FC Basel
22
Odise
Roshi
HNK Rijeka
23
Armando
Sadiku
FC Zyrih
24
Ermir
Lenjani
FC Nantes
25
Rei
Manaj
Inter

















