De Biazi flet për ndeshjen me Portugalinë - FSHF

De Biazi flet për ndeshjen me Portugalinë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani de Biazi, ka zhvilluar sot në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, konferencë për shtyp me mediat shqiptare në lidhje me fillimin e Eliminatoreve të Kampionatit Europian Francë 2016. Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë në grup kundër Portugalisë në Aveiro më 7 shtator. Trajneri i Shqipërisë, është shoqëruar në këtë konferencë për shtyp, nga menaxheri i skuadrës kombëtare Alban Bushi. Duke e vlerësuar si mjaft të fortë grupin eliminator, De Biazi konfirmoi se objektivi parësor për skuadrën është kualifikimi i mundshëm në Europian por çdo gjë duhet parë hap pas hapi duke vlerësuar çdo ndeshje të veçantë. Sa i takon Portugalisë, trajneri kuqezi e vlerësoi atë si një skuadër shumë të mirë, e cila pas dështimit në Botëror, ka të gjithë dëshirën dhe grintën për tu ringjitur në nivelet më të larta të futbollit në kontinent. “Ne do të shkojmë atje për të luajtur shanset tona. E dimë mirë, se ata do të kërkojnë ta zgjidhin çështjen e rezultatit, sa më shpejt të jetë e mundur. Por ne, do të përpiqemi të mbyllim hapësirat dhe të godasim në befasi”- u shpreh ai, duke mos përjashtuar mundësinë, që Shqipëria të arrijë rezultat pozitiv në këtë ndeshje të vështirë.

 

Në fund trajneri i Kombëtares së Shqipërisë publikoi edhe listën me 24 lojtarë të grumbulluar për këtë takim. Ata janë:

 

1. Etrit Berisha2. Orges Shehi3. Ansi Agolli4. Lorik Cana5. Debatik Curri6. Elseid Hysaj7. Emir Lenjani8. Andi Lila
9. Mergim Mavraj
10. Amir Abrashi
11. Ervin Bulku
12. Ergys Kace
13. Burim Kukeli
14. Taulant Xhaka
15. Emiljano Vila
16. Bekim Balaj
17. Sokol Cikalleshi
18. Shkelzen Gashi
19. Jahmir Hyka
20. Edmond Kapllani
21. Odise Roshi
22. Hamdi Salihi
23. Armando Vajushi
24. Herolind Shala