De Biazi dhe Cana ne konference shtypi - FSHF

De Biazi dhe Cana ne konference shtypi

Sot ne oren 13.45, sic ishte programuar dhe njoftuar, u zhvillua konferenca e shtypit te kombetares sone ne prag te miqesores se pare kunder Rumanise. Trajneri DeBiazi eshte treguar shume i kujdesshem dhe i matur perballe kesaj sfide qe megjithese miqesore eshte shume e rendesishme per skuadren tone.“Nuk kemi fituar kurre kunder Rumanise dhe kjo tregon per cilesine e kesaj skuadre. Shpresoj dhe besoj se do te kemi nje performance te mire neser, por nuk mund te them me shume mbi rezultatin final te ndeshjes”, eshte shprehur ai.Disi me optimist eshte shprehur Kapiteni i kuqezinjve, i cili pasi ka pershendetur me respekt ish trajnerin e tij, Haxhin, ka thene se mendon se skuadra jone eshte ne forme te mire dhe ka besim se mund te marrim edhe nje rezultat te mire per kuqezinjte, pse jo, nje fitore 1-0.Sfida e dites se neserme eshte tashme afer dhe skuadra jone eshte gati, ka thene ai ne mbyllje.


Duke kontrolluar karten...