De Biasi: Ti përvishemi punës - FSHF

De Biasi: Ti përvishemi punës

Trajneri i Shqipërisë, Giovanni De Biasi, ka dhënë dje në orën 10.30 një konferencë për shtyp për mediat. Në qendër të vëmendjes, kanë qenë dy ndeshjet miqësore, që Shqipëria do të luajë më 26 mars, kundër Austrisë në Vienë dhe më 29 mars në Luksemburg. Trajneri tregoi se grumbullimi do të nisë prej sot në Resortin “Tropikal” në Durrës dhe do të vazhdojë deri më datë 25 mars, kur skuadra do të niset për në Austri.

Trajneri pasi paraqiti listën e të thirrurve, bëri edhe disa komente në lidhje me. Ai komentoi se katër futbollistë do të vazhdojnë të qëndrojnë me ekipin shpresa, për shkak të impenjimeve të rëndësishme që kjo skuadër ka. Vetëm Milot Rashica, do të thirret në ndeshjen e dytë kundër Luksemburgut.

Sa i takon fushatës për Euro 2016, trajneri sqaroi se duhet të përpiqemi dhe punojmë sa më shumë. “Duhet ti përvishemi punës për të treguar pjesën tonë më të mirë, që është fryma e grupit dhe e skuadrës. Ne llogaritemi si skuadra e katërt e grupit. Kështu mendonin edhe në eliminatore, por ne ja dolëm mbanë. Jo se kemi lojtarët më të mirë por sepse kemi një grup që lufton dhe sakrifikon. Po dhamë më të mirën e këtij grupi, do të jetë e vështirë për të gjithë kundërshtarët”, theksoi trajneri De Biasi.


Duke kontrolluar karten...