De Biasi rrefen para medias anti Norvegjine - FSHF

De Biasi rrefen para medias anti Norvegjine

Trajneri i Kombetares se Shqiperise Gianni De Biasi ne nje konference per shtyp eshte rrefyer perpara medias ne prag te ndeshjes eliminatore Boteror Brazil 2014 Shqiperi-Norvegji. Trajneri italian i kuqezinjeve ka treguar rendesine e madhe te kesaj ndeshjeje gati percaktuese per ecurine e kombetares tone drejt endrres se kualifikimit. Ai ka shprehur shqetesimin per mungesat e disa lojtareve titullare dhe njekohesisht ka sqaruar rreth atyre qe do te jene zevendesuesit e mundshem. De Biasi ka shpallur listen prej 18 futbollistesh, nderkohe qe per 8 te tjere do te jete i gatshem vetem me daten 2 qershor.