De Biasi në konferencë për shtyp në FSHF - FSHF

De Biasi në konferencë për shtyp në FSHF

Në orën 11:30 trajneri i skuadrës përfaqësuese Gianni de Biasi doli në një konferencë për shtyp në FSHF. De Biasi në lidhje me eliminatoret e këtij grupi shtoi: “Nisur edhe nga gjendja e skuadrës dhe nga ajo që tregoi dhe demonstroi në fazën finale të Kampionatit Europian, desha shumë që të provoja më tepër dhe ta vazhdoja këtë projekt tonin edhe për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Duke ditur faktin që ishte jashtëzakonisht e vështire, thamë ta provonim këte. Nisur, që kishim një skuadër të organizuar mirë, mbase mbase jo thjesht për ti frenuar skuadrat e mëdha për të qenë aty, ne aspektin edhe për ti prishur punë, për ti vënë ndonjërës prej tyre lakun në fyt, por gjithcka u kris dhe u prishë, pikërisht pas humbjes që pësuam ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”. Sidoqoftë une jam këtu për momentin dhe jam duke menduar vijimësinë dhe vazhdoj të punoj i qetë me stafin. Mendoj dhe punoj me filozofinë time, përkushtimin, seriozitetin që më karakterizon gjithe keto vite”-mbylli fjalën e tij De Biasi.


Duke kontrolluar karten...