De Biasi: Meritonim fitore perballe Kamerunit - FSHF

De Biasi: Meritonim fitore perballe Kamerunit

Menjehere pas takimit miqsore Shqiperi – Kamerun 0 me 0, trajneri i kombetares se Shqiperise, Gianni De Biasi, ka deklaruar se skuadra ka treguar nje nivel shume te mire loje, duke funksionuar e lidhur ne te gjitha repartet dhe sektoret. Menyra dhe ritmi tekniko-taktik i lojtareve i eshte pergjigjur me se miri lojes se kundershtareve. Fitorja per ekipin tone do te ishte rezultati me i drejte, sepse ishim me te qarte ne fushe. Aktivizimi i te rinjeve ishte nje nga pikat me interesante per kombetaren e Shqiperise ne kete ndeshje miqsore.