De Biasi: E vleresoj takimin e pare - FSHF

De Biasi: E vleresoj takimin e pare

Para stervitjes se fundit per ndeshjen Gjeorgji – Shqiperi trajneri De Biasi dhe Kapiteni Bulku kane dale ne konference per shtyp per tiu pergjigjur interesimit te mediave vendase.

Trajneri italian i Shqiperise ka theksuar se e vlereson skuadren e Gjeorgjise pasi i ka studjuar mire ndeshjet e fundit ne grupin e vet eliminator,

por njekohesisht kerkon nje rezultat pozitiv per skuadren qe ai drejton pasi eshte takimi i pare  dhe rendesia e kerkon ta nise sa me mire.

Kapiteni Ervin Bulku ka theksuar se kthehet ne Tbilisi  pas gjashte vjetesh, “Ne Tirane kemi fituar ne, ndersa ketu ju, mendoj se te merkuren do te prishet ky ritual”.

Kombetarja e Shqiperise eshte stervitur ne fushen e stadiumit ku do te zhvilloje takimin miqesor me skuadren e Gjeorgjise.

Me mberritjen e lojtareve te fundit grupi ishte i plote. Perseri koha me e  madhe ne stervitje ishte per taktiken e cila sot ishte konkrete.

Trajneri De Biasi ka rezervuar ne fund edhe menyren e ekzekutimit te gjuajtjeve standarte dhe penalltite.