De Biasi: Duhet te kerkonim me shume porten - FSHF

De Biasi: Duhet te kerkonim me shume porten

Trajneri i kombetares shqiptare, Gianni De Biasi, pas perfundimit te ndeshjes miqesore te fituar ne shifrat 2-0 ndaj Luksemburgut eshte shprehur ne konference per shtyp se skuadra kuqezi duhet te luante me shpejt ne pjesen e pare dhe se kundershtari kishte ekip shume te organizuar. Tekniku italian i kuqezinjve deklaroi ne konferencen per shtyp se zevendesimet e kryera ne pjesen e dyte i dhane me shume gjalleri lojes dhe se golat duhet te ishin shenuar me shpejt.

“Skuadra jone ne pjesen e pare duhet ta luante me shpejt topin dhe te kerkonte me shume porten. Pjesen e dyte zevendesimet e kryera i dhane me shume gjalleri lojes sone dhe si rrjedhoje erdhen edhe dy golat. Por duhet te kishim shenuar edhe me shume gola, nderkohe qe duhet theksuar se Luksemburgu kishte nje ekip shume te organizuar”, deklaroi trajneri i perfaqesueses kuqezi, Gianni De Biasi menjehere pas miqesores me Luksemburgun.    


Duke kontrolluar karten...