Trajneri i kombëtares së Shqipërisë Gianni De Biasi, ka dalë sot paradite në një konferencë për shtyp përballë gazetarëve. Fillimisht ai konfirmuar lajmin se kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana për arsye personale ka vendosur të largohet nga skuadra kombëtare. Trajneri e ka vlerësuar figurën dhe kontributin e Canës, që për shumë vite ka qenë një prej simboleve më të rëndësishme të skuadrës tonë kombëtare. “Ai ka qenë një futbollist, kapiten dhe një njeri i madh. Vlerësimin më të lartë kam, për kontributin dhe vlerat e tij”-ka theksuar në pjesën e parë të konferencës për shtyp trajneri De Biasi.
Më pas, ai ka konfirmuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për miqësoren me Marokun dhe ndeshjen zyrtare kundër Maqedonisë. “Nuk ka shumë ndryshime në raport me grupin e Francës, me përjashtim të Lorikut dhe Ajetit, që është i dëmtuar. Janë grumbulluar Manaj dhe është rikthyer Hyka, i cili po kalon një formë shumë të mirë. Gjithashtu pas ndeshjes së shpresës me skuadrën do të bashkohet si portier i katërt, Strakosha”.
Trajneri i ka vlerësuar shumë këto dy takime. “Maroku është një skuadër shumë e fortë dhe ne duhet të vlerësojmë në maksimum këtë ndeshje miqësore. Sa i takon ndeshjes me Maqedoninë, ne duhet të japin 101 % të mundësive tona. Vetëm kështu ne mund ta kërkojmë dhe të marrim rezultatin që kërkojmë”-theksoi trajneri i kombëtares ndër të tjera.
Ja dhe lista e futbollistëve që De Biasi, do të grumbullojë sot për këto dy ndeshje:
Nr
Emer Mbiemer
Pozicioni
Ekipi qe aktivizohet
Datelindja
1
Etrit Berisha
Portier
SS Lazio
10.03.1989
2
Alban Hoxha
Portier
FK Partizani
23.11.1987
3
Orges Shehi
Portier
KF Skenderbeu
25.09.1977
* 4
Thomas Strakosha
Portier
SS Lazio
19.03.1995
5
Naser Aliji
Mbrojtes
FC Kaiserslautern
27.12.1993
6
Berat Gjimshiti
Mbrojtes
Atalanta
19.02.1993
7
Mergim Mavraj
Mbrojtes
FC Keln
09.07.1986
8
Elseid Hysaj
Mbrojtes
SSC Napoli
02.02.1994
9
Ansi Agolli
Mbrojtes
Karabag
11.10.1982
10
Frederic Veseli
Mbrojtes
FC Empoli
20.11.1992
11
Ledian Memushaj
Mesfushor
Delfino Pescara
07.12.1986
12
Ergys Kace
Mesfushor
FC Viktoria Plzen
08.07.1993
13
Andi Lila
Mesfushor
PAS Janina
12.02.1986
14
Migjen Basha
Mesfushor
FC Bari
05.01.1987
15
Odise Roshi
Mesfushor
Terek Grozny
22.05.1991
16
Burim Kukeli
Mesfushor
FC Zyrih
16.01.1984
17
Ermir Lenjani
Mesfushor
Renes
05.08.1989
18
Jahmir Hyka
Mesfushor
Luzern
08.03.1988
19
Taulant Xhaka
Mesfushor
FC Basel
28.03.1991
20
Amir Abrashi
Mesfushor
SC Freiburg
27.03.1990
21
Bekim Balaj
Sulmues
Terek Grozny
11.01.1991
22
Sokol Cikalleshi
Sulmues
Medipol Basaksehir
27.07.1990
23
Armando Sadiku
Sulmues
FC Zyrih
27.05.1991
24
Shkelzen Gashi
Sulmues
Colorado Rapids
15.07.1988
25
Rey Manaj
Sulmues
Delfino Pescara
24.02.1997
*Strakosha vjen me 3 shtator.

















