De Biasi dhe Mavraj në konferencë për shtyp nga Izraeli - FSHF

De Biasi dhe Mavraj në konferencë për shtyp nga Izraeli

Gianni de Biasi dhe Mërgim Mavraj kanë dalë sonte në mbremje në konferencë shtypi nga Izraeli, pikërisht një ditë përpara ndeshjes zyrtare qe do të luhet nesër në orën 20:45 Izrael-Shqipëri, e vlefshme për Eliminatoret e Kupës se Botës.

“Nuk kam thënë që do ta fitojmë ndeshjen. Por, që do të luajmë për të fituar, ashtu si tentuam në Luksemburg, ku luajtëm aq dobët sa humbëm. Llogaritë bëhen gjithmonë në fund. Të gjitha ndeshjet mund ti fitosh. Varet si i interpreton, si i përgatit dhe nëse ke më tepër dëshirë se kundërshtari. Ndeshjet janë të hapura në fillim, më pas gjithçka varet nga kujdesi gjatë lojës, nga mënyra si i shfrytëzon rastet, cilësitë e lojtarëve dhe loja në grup. Këto janë elementët që të ndihmojnë të arrish objektivin. Mënyra e lojës? Ju flisni për numra dhe për skema, por më e rëndësishmja është çfarë interpretojnë lojtarët dhe si e interpretojnë, në mënyrë kolektive apo individuale. Ajo që kërkoj është një përgjigje, që Shqipëria të luajë si skuadra e dy vjetëve të fundit, duke vendosur në vështirësi ekipe më të mëdha dhe më cilësore. Kemi lojtarë që kanë luajtur 50 ndeshje, por edhe futbollistë me vetëm 3 ndeshje. Prisja më tepër nga ata që kanë pasur më pak hapësira aktivizimi” – ishte fjala e trajnerit të kombëtares sonë.

Mërgimi në fjalën e tij: “Humbja me Izraelin në shtëpi na dhëmbi shumë, edhe për mënyrën sesi erdhi. Jo vetëm ne lojtarëve, por të gjithë shqiptarët pritën një lojë më të mirë. Ne ishim fajtorët që humbëm me Izraelin dhe ua falëm golat. Nuk besoj që skuadra ka ndryshuar në krahasim me përpara Europianit. Edhe mënyra e lojës ka ndryshuar, sepse nuk po rrimë vetëm në mbrojtje por edhe po dalim përpara. Kjo nuk është shumë e lehtë, sidomos me ekipe më të dobta se ne. Duhet të përqendrohemi shumë, për mënyrën se si mbrohet gjithë skuadra. Janë gabime individuale që nuk na ndodhin vetëm ne. Reparti i mbrojtjes ka katër lojtarë, por për të mbrojtur portën nevojiten 11 futbollistë. Duhet të marrim përgjegjësitë dhe të gabojmë sa më pak.
Atmosfera në ekipin tonë, nga ditën e parë që jam unë këtu është e shkëlqyer. Ne si lojtarë më të vjetër jemi ulur bashkë, për të qenë të qartë për mënyrën e lojës, për mentalitetin që na duhet për të fituar në Izrael. Dëshira ime është që të dalim me faqe të bardhë nga kjo ndeshje” -mbylli fjalën e tij Mavraj.


Duke kontrolluar karten...