De Biasi & Cana perballe gazetareve - FSHF

De Biasi & Cana perballe gazetareve

Ne prag te ndeshjes miqesore Shqiperi- Rumani, kuqezinjte kane bere pergatitjet perfundimtare ne Yverdon te Zvicres. Te gjithe futbollistet e grumbulluar nga trajneri De Biasi kane qene te gatshem per te kontribuar Me prezencen e tyre ne kete takim. Neser ne oren 13:45 ne hotelin Les Bans, trajneri De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana do te dalin ne konference shtypi , ku do te tregojne formacionin baze te skuadres, vleresimin per ndeshjen dhe objektivat rreth saj. Parashikohet qe ne stadium te jene te pranishem shume mbeshtetes te Kombetares son, kryesisht nga shqiptaret qe jetojne ne Zvicer, Itali dhe Gjermani.


Duke kontrolluar karten...