Dalin në treg biletat për Itali-Shqipëri U-21 - FSHF

Dalin në treg biletat për Itali-Shqipëri U-21

Kanë dalë në treg biletat për ndeshjen miqësore të skuadra U-21 Itali-Shqipëri, e cila do të luhet më datë 10 gusht, në stadiumin “Riviera della Palme” San Benedetto del Tronto. Federata Shqiptare e Futbollit njofton, të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë që të pajisen me bileta për këtë takim se për hollësi të pajisjes me to mund të drejtohen në linkun e mëposhtëm:

http://www.figc.it/it/106515/2533446/2016/07/News.shtml

Trajneri Redi Jupi, për këtë takim e ka grumbulluar skuadrën të dielën në San Benedeto të Italisë. Ndeshja do të luhet të mërkurën më datë 10 gusht, në orën 21.00