Vllaznia ka luajtur ndeshjen e parë të raundit të parë në UEFA Conference League ndaj BFC Daugavpils.
Kuqeblutë u mposhtën në “Elbasan Arena” me rezultatin minimal 0-1.
Trajneri Edi Martinaj e nisi me këtë formacion titullar: Qarri (GK), Gurishta, Kouros, Bajrami, Yago, Qato, Krymi, Sala, Dodaj, Balaj (C), Kruja.
Shkodranët ishin të pafat, pasi dominuan të gjithë takimin, krijuan raste të shumta shënimi, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës.
Në fundin e takimit, në minutën e 85-të, Daugavpils shënoi golin e fitores me Lizunovs dhe ndeshja u mbyll 0-1.
Ndeshja e kthimit BFC Daugavpils – Vllaznia do të luhet më 17 korrik, në orën 17:00, në stadiumin “LNK Sporta Parks” në Riga, ku kuqeblutë do të kërkojnë përmbysjen e madhe për t’u kualifikuar në raundin e dytë të Conference League.

















