“Coca Cola” starton edicioni i dytë - FSHF

“Coca Cola” starton edicioni i dytë

“Coca Cola”, rikthehet përsëri në futbollin shqiptar të shkollave. Kompania e njohur e pijeve freskuese, për të dytin vit radhazi, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, organizon një aktivitet të tillë me pjesëmarrjen e fëmijëve të shkollave 9-vjecare. Ky aktivitet, i quajtur Kupa “Coca Cola”, rikthehet këto ditë për fëmijët e shkollave të Durrësit dhe Fierit, të cilët kanë nisur të ndeshen me njeri-tjetrin.

Durrës:

Ne kete aktivitet, që po zhvillohet midis tetë shkollave 9-vjecare te qytetit te Durresit, marrin pjese rreth 160 nxënës. Kampionati, do të organizohet në dy faza: Faza e parë përfshin ndeshjet në grupe me grumbullim pikesh dhe ne fazen e dyte do te zhvillohen ndeshjet Play Off, ku do te ndeshen 8 skuadra, nga te cilat do te shpallet ekipi kampion i shkollave 9-vjecare per qytetin e Durresit. Ne ceremonine e hapjes ishte pergjegjesi i Zyres Rajonale FSHF Durres z. Arber Kalemi.

Fier:

Në ambientet e akademise se futbollit “Apolonia” Fier, u zhvillua ceremonia e celjes së kampionatit kombëtar te shkollave 9-vjecare, ose sic quhet për të dytin vit radhazi, Kupa “Coca Cola”. Moren pjesë, ekipet e shkollave pjesmarrese, mesues te edukimit fizik, trajneret e moshave te FK Apolonia, etj. Ceremonia u percoll nga Tv Lokale ( TV Kombi; TV Apollon), një risi kjo për këtë aktivitet. Ndeshjet u zhvilluan sipas kalendarit të javës së parë.