
“COCA-COLA CUP”, ja fituesit e Shkodrës
07/04/2017 6:53 PMKompania “Coca-Cola” në bashkëpunim të plotë me Federatën Shqiptare të Futbollit si edhe me MAS në vijimësi të turneut me shkollat e qyteteve të ndryshme sot kanë shpallur fituesit e Zonës së Shkodrës. Për javë me radhë në këtë zonë janë zhvilluar edhe ndeshjet e programuara, në një kohë që sot janë kurorëzuar edhe fituesit për djem dhe vajza. 8 skuadra djemsh në shkolla të ndryshme të zonës së Shkodrës, si dhe 4 skuadra vajzash kanë marrë pjesë në garën për trofeun “Coca-Cola”, një event që organizohet çdot vit, dhe ku suporter dhe një mekanizëm të fuqishëm në organizim dhe mbarëvajtje FSHF-në.
Për garën e djemve për zonën e Shkodrës morën pjesë skuadrat e shkollave:
“Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Skënderbej”, “Ndre Mjeda”, “Salo Halili”, “Zemra e Krishtit”, “Ali Laçej” dhe “Haxhi Shamia”. Ndërsa në ekipet e femrave u aktivizuan skuadrat e 4 shkollave: “Ali Laçej”, “Ismail Qemali”, “Skënderbej”, si dhe shkolla “Ndre Mjeda”. Në përfundim të finaleve të ditës së sotme për trofeun “Coca-Cola” për zonën e Shkodrës, rezultatet ishin këto:
Finalja e vajzave:
Shkolla “Ali Laçej” – Shkolla “Ismail Qemali” 2-0
Finalja e djemve
Shkolla “Ismail Qemali” – Shkolla “Salo Halili” 2-1
Fituesit më pas morën medaljet dhe kupat përkatëse në një ceremoni ku ishin prezentë, përfaqësues të kompanisë “Coca-Cola”, të FSHF-së dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Kjo garë do të vazhdojë edhe në edicionet e ardhëshme si një traditë e cila vë në lëvizje djemtë dhe vajzat e shkollave të ndryshme.
















