Federata Shqiptare e Futbollit, në lidhje me eventin e shumëpritur njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit mbi çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri–Danimarkë, e cila do të zhvillohet më 11 Tetor 2014, ora 20.45, në stadiumin e ri “Elbasan Arena”. Shitjet do të fillojne në datën 5 Tetor dhe do të ketë pika shitjeje në Elbasan dhe në Tiranë.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:
Ndryshe nga çdo event tjetër, në prani të pajisjeve moderne që stadiumi i ri do të ofrojë në të gjitha drejtimet, përfshire dhe sistemin e biletave dhe të kontrollit, biletat e prodhuara për këtë ndeshje nga FSHF do të kenë elemente sigurie të nivelit më të lartë, me “barcode” kontroll elektronik, etj. Sistemet e kontrollit në hyrjet e stadiumit do të jenë tërësisht elektronike. E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart. Nisur nga kjo, këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF.
Federata Shqiptare e Futbollit.

















