Federata Shqiptare e Futbollit, publikon çmimet e biletave për finalen e Kupës së Shqipërisë. Ky takim, do të zhvillohet të dielën më 18 maj ora 18.00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, mes skuadrave të Kukësit dhe Flamurtarit të Vlorës.

Për tribunat qendrore A dhe B, çmimi do të jetë 600 lekë. Për tribunat D1 dhe D2, çmimi i biletës do të jetë 300 lekë. Ndërsa për tribunën D2, ai do të jetë 400 lekë.