Cikalleshi në formë të shkëlqyer, dopietë vendimtare në Superligën turke - FSHF

Cikalleshi në formë të shkëlqyer, dopietë vendimtare në Superligën turke

Sokol Cikalleshi vazhdon të shkëlqejë në Superligën turke. Bomberi kuqezi shënoi dy gola fantastik në fitoren me përmbysje që skuadra e tij Konyaspor arriti në transfertë ndaj Kayserispor me rezultatin 2-3.

Sulmuesi Kombëtares shënoi golin e barazimit 2-2 në minutën e 52-të, falë një goditjeje të fortë diagonale brenda zonës së rreptësisë, që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar. Cikalleshit ju deshën vetëm 9 minuta për të përmbysur rezultatin dhe gjetur golin e dytë personal, ku pas nje krosimi perfekt nga mesfushori Kombëtares, Endri Çekiçi, që kishte vetëm 1 minutë në lojë, arriti të godasë saktësisht në portë dhe të ndihmojë skuadrën e tij për të siguruar 3 pikët e rradhës që e afrojnë akoma më shumë me kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Këto dy gola të shënuar sot e ngjisin bomberin kuqezi në kuotën e 9 golave pas 25 ndeshjeve të zhvilluara në Superligën turke.


Duke kontrolluar karten...