Cikalleshi dhe Sadiku, në konferencë për shtyp - FSHF

Cikalleshi dhe Sadiku, në konferencë për shtyp

Sulmuesit Armando Sadiku dhe Sokol Cikalleshi dolën sot në një konferencë për shtyp. Të dy sulmuesit ishin programuar sot nga trajneri De Biasi për të dhënë opinionet e tyre. Që të dy sulmuesit theksuan faktin që ndeshja me Izraelin këtë të dielë është shansi më i mirë për të kthyer situatën. Cikalleshi e Sadiku shtuan se kjo situatë i takon futbollisteve ta ndryshojnë. Vetë Sadiku u shpreh: “Kemi mundësinë më të mirë për të marrë sërish situatën në dorë. Një ekip si ne nuk mund ta pranojë kurrë humbjen me Luksemburgun, por pas saj kemi folur gjatë. Une besoj se nuk ka asnjë faj trajneri në këtë aspekt, por cdo gjë na takon ne ta ndryshojmë. Na takon ne të reagojmë. Duhet të jemi dhe do te jemi shumë agresive në fushë”,- theksoi Sadiku. E nderkaq në një linjë edhe sulmuesi tjetër i kombëtares sonë, Sokol Cikalleshi: “Besoj se kemi humbur agresivitetin dhe këtë duhet ta rikthejmë. A do të shënoj në Izrael? Për mua rendesi ka të fitojë skuadra, pastaj pak rëndësi ka nëse shënoj unë apo jo. Por gjithsesi, do të ishte dyfish kënaqësi të fitonim dhe të shënoja”,- theksoi Cikalleshi ndër të tjerash. Skuadra kombëtare ka planifikuar pasditen e sotme një seancë stërvitore dhe nesër paradite niset drejt Izraelit.