Cikalleshi dhe Lila para mediave - FSHF

Cikalleshi dhe Lila para mediave

Ka nisur sot ne Resortin “Tropikal” ne Durres komunikimi zyrtar i lojtareve te ekipit kombetar me median ne prag te sfides miqesore kunder Frances, qe do te luhet me 13 qershor ne stadiumin “Elbasan Arena” te Elbasanit. Te dy futbollistet, vleresuan rendesine e takimit dhe garantuan se gjendja e tyre dhe e skuadres per te pergatitur sa mire kete ndeshje eshte ne parametrat optimale. “Jemi te ndergjegjshem per forcen e kundershtarit dhe per faktin se kjo nuk eshte thjesht nje miqesore” – u shpreh Andi Lila. Nderkohe, Sokol Cikalleshi, nder te tjerave u shpreh se: “Do te deshiroja patjeter te shenoja. Jo thjesht se kjo eshte detyra ime por se goli i pare me kombetaren, eshte nje perjetim i vecante per kedo. Me pas ata vijuan ti pergjigjen interesimit te te pranishmeve, qe vazhduan serite e pyetjeve.


Duke kontrolluar karten...