Dinamo e Zagrebit, do të jetë kundërshtari i radhës në fazën play of kampionëve të Shqipërisë, skuadrës së Skënderbeut të Korçës. Ky është verdikti, i shortit të UEFA Champions League hedhur sot, në orën 12.00 në Nion të Zvicrës. Kampionët e Shqipërisë, të cilët kaluan tre ture për të arritur në këtë fazë, do të ndeshen kundër kampionëve të Kroacisë, një prej skuadrave emblemë të këtij vendi. Për të arritur deri këtu, Skënderbeu u kualifikua direkt në turin e dytë, për shkak të koefiçientit të lartë që kishte. Në këtë tur, ajo eliminoi irlandezoverioret Crusaders duke fituar në Korçë 4-1 dhe duke humbur në Irlandën e Veriut 3-2. Në turin e tretë, korçarët fituan dy herë me të njëjtin rezultat të pastër 2-0 me kampionen e Moldavisë Milsam. Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Elbasan Arena” më 18 ose19 gusht. Takimi i kthimit do të luhet në Zagreb, pas një jave.
Ja dhe shorti i UEFA Champions League për këtë tur:
Astana-APOEL
Skënderbeu-Dinamo Zagreb
Selltik-Malmo
Bazel-Makabi Tel Aviv
BATE-Partizan Beograd
Lacio-Leverkusen
Mancester J.-Bryzh
Sporting-CSKA Moske
Rapiv-Shakhtar D.
Valencia-Monako

















