Champions, Skënderbeu kundër Bate Borisov - FSHF

Champions, Skënderbeu kundër Bate Borisov

Skënderbeu ka njohur kundërshtarin e saj për edicionin e sivjetëm të Champions League. Shorti, i hedhur në Nion të Zvicrës ka shënuar edhe startin e kompeticionit më të rëndësishëm, futbollistik të klubeve në continent. Kampionia e Shqipërisë, Skëndërbeu do të luajë në turin e parë paraeliminator kundër kampiones së Bjellorusisë Bate Borisov. Kundërshtari i korçarëve, është një skuadër e njohur dhe me përvojë shumëvjeçare në Champions. Tradicionalisht në dekadën e fundit, ajo ka qenë baza e përfaqësueses së Bjellorusisë në futboll.

 

Takimi i parë do të luhet në Minsk (më datë 16 ose 17 korrik), ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet në Shqipëri pas një jave (më datë 22 ose 23 korrik).


Duke kontrolluar karten...