Ceremonia me arbitrat e Superiores, ndahen stemat e FIFA-s për vitin 2022 - FSHF

Ceremonia me arbitrat e Superiores, ndahen stemat e FIFA-s për vitin 2022

Pas përfundimit të seminareve teorike dhe fizike me të gjithë arbitrat dhe asistentët e Abissnet Superiore, këtë të premte në ambientet e Shtëpisë së Futbollit u organizua edhe ceremonia e shpërndarjes së stemave të FIFA-s për gjyqtarët meshkuj e femra për vitin 2022. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci si dhe specialisti i gjykimit, Bujar Pregja.

Sekreati i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, në fjalën e tij përshëndetëse i uroi shumë suksese të gjithë arbitrave në këtë fazë të mbetur të kampionatit, teksa i këshilloi të jenë më të vëmendshëm dhe më të përkushtuar në punën e tyre.

Edhe Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati e shefi i Arbitrimit, Sokol Jareci përshëndetën të gjithë arbitrat, ndërsa i këshilluan të punojnë në mënyrë profesionale.

Për herë të parë në historinë e arbitrimit shqiptar, një gjyqtar si Enea Jorgji ka arritur të promovohet në kategorinë e parë të UEFA-s. Gjithashtu, një treshe tjetër e arbitreve femra si Mirela Cemeri (gjyqtare kryesore), Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu (si asistente) janë pajisur me stemën e FIFA-s.

Ky është një lajm fantastik për futbollin shqiptar e sidomos për atë femëror që po rritet e po merr vëmendjen e duhur çdo ditë e më shumë.

Gjyqtarë kryesorë:

  1. Enea Jorgji
  2. Eldorian Hamiti
  3. Juxhin Xhaja
  4. Emanuela Rusta
  5. Mirela Çemeri

Asistentët:

  1. Denis Rexha
  2. Ridigers Çokaj
  3. Nertil Bregasi
  4. Dojando Myftari
  5. Ilir Tartaraj
  6. Rejdi Avdo
  7. Koleta Prenga
  8. Erinda Kume
  9. Mirjeta Salla
  10. Edjena Kapxhiu

Gjyqtar i Futsallit

  1. Arlind Subashi