Shqiperia dhe Serbia do te jene serisht perballe, kete here ne Gjykaten Sportive te Lozanes, per ndeshjen e nderprere ne minuten e 41, luajtur me 14 tetor te vitit te kaluar ne stadiumin “Partizani” te Beogradit. Federata Shqiptare e Futbollit, eshte njoftuar nga KAS, se seanca gjyqesore do te zhvillohet me 17 prill ne Lozane. Federata Shqiptare e Futbollit i ka ankimuar vendimet, e te dyja komisioneve , si te Disiplines ashtu edhe te Apelit. Shqiperia kerkon tri piket ne tavoline, per shkak te dhunes se ushtruar ndaj futbollisteve shqiptare nga huligane qe invaduan fushen. Per shkak te hedhjes se sendeve dhe flakadaneve ne fushe dhe per koret me fyerje raciste, qe kane vazhduar gjate gjithe ndeshjes.

















