Brand i ri per Superioren dhe Kupen - FSHF

Brand i ri per Superioren dhe Kupen

Sot, ne Sallën e Konferencave të FSHF-së janë prezantuar risitë e sezonit të ri futbollistik në një konferencë për shtyp drejtuar nga Sekretari I Përgjithsëm, Z. Ilir Shulku, dhe nga Drejtori I departamentit të Marketingut, z. Gazmend Malo.
Kategoria Superiore dhe Kupa e Shqipërisë në këtë fillim të sezonit futbollistik 2015-2016, do të kenë një brand të ri I cili do të jetë elementi themelor I imazhit të këtyre kompeticioneve.
Ky lancim do të pasohet nga nje implementim I centralizuar me elemente te pozicionuar ne cdo stadium dhe do te kete gjithashtu edhe elemente grafike televizive, nje spot zyrtar, nje logo ne menget e bluzave te Skuadrave te Superiores, etj.
Ky eshte hapi I pare I nje marketingu te centralizuar I cili I eshte prezantuar paraprakisht edhe shume bizneseve qe operojne ne tregun shqiptar.
Ky proces vjen si nje vazhdim I natyrshem I nje plani me te madh I cili filloi me “rebrand”-imin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ka për objektiv ripozicionimin dhe përmirësimin e imazhit global te futbollit shqiptar.
Me kete lancim te ri hidhen bazat per nje marketing bashkekohor I cili te jete edhe me atraktiv per bizneset qe do te duan te mbeshtesin dhe te bashkepunojne me futbollin shqiptar.
I gjithe procesi ka kaluar ne disa faza nder te cilat me e rendesishmja ka qene ajo e konsultimeve me grupimet e interesit si Klubet, profesioniste nga bota e medias, Menaxhimit, si dhe nje numer jo I vogel kompanish operuese ne vendin tone.
Ky projekt mundesohet me bashkepunimin dhe mbeshtetjen e Uefas dhe eshte realizuar nga nje agjenci nderkombetare partnere me kete institucion.


Duke kontrolluar karten...