Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja e vajzave në Wrexham, nis përgatitjet për ndeshjen me Uellsin - FSHF

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja e vajzave në Wrexham, nis përgatitjet për ndeshjen me Uellsin

Kombëtarja e vajzave ka mbërritur në qytetin e Wrexham-it, në Uells, ku ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë të muajit prill ndaj Uellsit.

Pasditen e sotme, skuadra zhvilloi një seancë të lehtë stërvitore, në prag të sfidës që do të luhet më 14 prill, në ora 20:15.

E gjithë skuadra ka marrë pjesë në këtë seancë, ndërsa Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje të mirë fizike dhe pa probleme dëmtimesh. Për këtë përballje, trajneri nuk do të ketë në dispozicion Alma Hilaj, për shkak kartonësh.

Ditën e nesërme, skuadra do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e ndeshjes në prag të kësaj sfide.

Ndeshja Uells – Shqipëri do të zhvillohet më 14 prill, në ora 20:15 (CET) në stadiumin “Stok Cae Ras“.

Kjo përballje do të transmetohet live në FSHF TV.


Duke kontrolluar karten...