Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë - FSHF

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027. Vajzat kuqezi zhvilluan stërvitjen e fundit në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku do të luhet edhe sfida e nesërme.

Gjendja në skuadër para kësaj përballjeje është shumë e mirë. Seanca stërvitore nisi me disa ushtrime argëtuese për të krijuar atmosferë pozitive në grup, ndërsa më pas trajneri dhe stafi teknik u fokusuan në një test taktik brenda skuadrës.

Ndeshja Shqipëri – Çeki do të luhet nesër në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 18:00. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV, ndërsa hyrja për tifozët do të jetë falas.


Duke kontrolluar karten...