Federata shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët shqiptarë të interesuar për të pajisur me bileta për të ndjekur ndeshjen Eliminatore të Kampionatit Europian Francë 2016, se shitja e tyre në treg do të nisë në mëngjesin e ditës së mërkurë. Ata do të kenë mundësi ti blejnë ato, në pikën e shitjes në Tiranë (pranë stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”) dhe në Elbasan, pranë teatrit “Skampa” të këtij qyteti.

















