Biletat / Ndeshja Itali - Shqipëri më 24 mars 2017 - FSHF

Biletat / Ndeshja Itali – Shqipëri më 24 mars 2017

 

#FSHF njofton të gjithë anëtarët e Fan Club-it “Tifozët e Kombëtares” se për ndeshjen Itali-Shqipëri që do të zhvillohet më datë 24 Mars 2017” në stadiumin “Renzo Barbera” Palermo, e vlefshme për eliminatoret e Kupës se Botës “Rusi 2018” mund të blejnë biletat në websitin bileta.fshf.org duke filluar prej datës 08-22 Shkurt 2017.

1. Anëtarët Gold mund të përfitojnë 1 biletë kategoria e parë ose 1 biletë pas porte
2. Anëtarët Silver mund të përfitojnë 1 bilete pas porte
Çmimet e biletave janë përkatësisht:
Kategoria e pare = 60 Euro
Kategoria e dytë (pas porte) = 12 Euro

Sipas legjislacionit Italian në linkun përkatës duhet të plotësoni të gjitha fushat e kërkuara : emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje dhe nr.ID ose pasaporte

Për të tërhequr biletat ka 2 mënyra:
a. Pasi është kryer pagesa, bileta mund të tërhiqet pranë FSHF-se (adresa : Rruga e Elbasanit, përballë shkollës së Gjuheve të Huaja) ose në një pikë në qytetin e Palermos (do të konfirmohet në ditët në vijim)
b. Përmes postës së shpejtë (pagesa kryhet në sistem në momentin e blerjes së biletës)

Për cdo informacion të mëtejshëm, jeni të lutur të kontaktoni: fanclub@fshf.org.al
Duke ju falenderuar për mbeshtetjen tuaj!
FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT