Beqaj, lamtumire futboll

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton te gjithe opinionin futbolldashes, median dhe tifozet e kombetares, se portieri i mirenjohur dhe per shume vite titullar i ekipit përfaqesues Arjan Beqaj, ka vendosur qe te nderprese aktivitetin futbollistik.
Kjo do te thote qe ai, nuk do te jete me protagonist i fushave te blerta, si me ekipin perfaqesues shqiptar ashtu edhe me klube ne kampionate te ndryshme.