Bashkëpunimi FSHF & Bashkia Gjirokastër/ Nisin punimet për dy fushat e reja të futbollit - FSHF

Bashkëpunimi FSHF & Bashkia Gjirokastër/ Nisin punimet për dy fushat e reja të futbollit

Federata e Futbollit ka nisur punimet për dy fushat e futbollit në qytetin e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës, si pjesë e investimeve për zhvillimin e infrastrukturës sportive në vend. Të dyja fushat do të jenë me përmasa standarde dhe do t’i shërbejnë komunitetit sportiv dhe zhvillimit të futbollit në këtë zonë.

Njëra prej fushave është ekzistuese, ndërkohë që po ndërtohet një fushë e re në qytet, në kuadër të projektit “100 fushat”, ku shtrimi i tapetit artificial do të realizohet në fillim të vitit 2026.

Ndërtimi i këtyre dy fushave vjen në kuadër të angazhimit të mëhershëm të Federatës së Futbollit, pas inaugurimit të fushës me bar natyral në stadiumin “Luftëtari”, dhe konfirmon vëmendjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të futbollit në qytetin e Gjirokastrës.


Duke kontrolluar karten...