Bajrami shënon sërish, ndihmon Empolin të fitojë në Serie A - FSHF

Bajrami shënon sërish, ndihmon Empolin të fitojë në Serie A

Një tjetër sinjal i mirë vjen nga futbollistët kuqezi që aktivizohen në kampionatet europiane. Nedim Bajrami, mesfushori shqiptar që luan në radhët e Empolit është bërë sërish protagonist me skuadrën italiane këtë të diel teksa ka kthyer në gol një 11-metërsh në minutën e 54-t të takimit.

Bajrami ka zhvilluar një ndeshje të mirë kundër Bolonjës, ndërsa është hedhur në fushën e lojë që nga minuta e parë e takimit nga trajneri Andreazzoli, për t’u zëvendësuar në minutën e 80-të nga një tjetër talent shqiptar, Kristjan Asllani.

Ky ishte goli i dytë për mesfushorin kuqezi në radhët e Empolit, duke treguar kështu aftësitë e tij të shkëlqyera si futbollist.