Bad Waltersdorf, starton stërvitja e parë - FSHF

Bad Waltersdorf, starton stërvitja e parë

Ka zhvilluar stërvitjen e parë, ekipi kombëtar shqiptar që është grumbulluar prej dje në ambientet e hotel “Falkeinsteiner”, në Bad Waltersdorf të Austrisë. Nën drejtimin e trajnerit Gianni De Biasi dhe të stafit të tij, në fushën stërvitore që gjëndet vetëm 1 kilometër e gjysëm larg hotelit 19 futbollistët në dispozicion kanë filluar përgatitjet zyrtare për finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë këta futbollistë: Berisha, Shehi, Hoxha, Gjimshiti, Ajeti, Cana, Lenjani, Abrashi, Rrahmani, Rashica, Shala, Lila, Basha, Gashi, Mavraj, Roshi, Bala, Cikalleshi dhe Hysaj.

Stërvitja ka zgjatur për rreth një orë e 20 minuta dhe ka patur më tepër karakter relaksues për futbollistët.

Sipas programit, stërvitja e rradhës do të zhvillohet ditën e hënë në orën 10.00, ndërsa ajo e pasdites në orën 17.30. I njëjti regjim stërvitor do të vazhdojë deri më datë 27 maj. Një ditë më pas ksuadra kombëtare do të vetëm një stërvitje zyrtare përpara ndeshjes me Katarin dhe me 29 maj do ta luajë atë.