Austri, ja ku përgatiten kuqezinjtë - FSHF

Austri, ja ku përgatiten kuqezinjtë

Rezidenca e skuadrës kombëtare të Shqipërisë në Austri, ndodhet në Bad Waltersdorf, një provincë e vogël midis Vienës dhe Gracit. Ajo gjendet 140 kilometra larg kryeqytetit austriak, ndërsa Grac është vetëm 60 kilometra larg. Bad Waltersdorf ka rreth 2000 banorë.

“Falkensteiner”, është një hotel me128 dhoma i shtrirë në një sipërfaqe shumë të madhe. Ai është i rrethuar nga disa fusha fusha golfi dhe nga pyje të dendura. Rezidenca është e pajisur me sallë fitnesi, pishinë. Ndërkohë që për mbledhje me ngrënie, është përgatitur një sallë e veçantë për ekipin, e cila nuk ka lidhje me ambientet e hapura të hotelit

Për shërbimet që afron, ai është i preferuar për grumbullime nga shumë skuadra futbolli. Ashtu, si Shqipëria e cila e ka zgjedhur si rezidencën e saj, më parë në “Falkensteiner” kanë qëndruar kombëtarja e Çekisë, Izraelit dhe Iranit. Shumë klube kanë qëndruar këtu, si Roma, Hanover, Belekburn, Kaiserslautern, Beshiktash, Shturm i Gracit etj. Interesant është fakti, se në këtë hotel është stërvitur edhe skuadra më e famshme e momentit, kampionia e Anglisë, Leicester. Por kur ishte pak e njohur në vitin 2012.

Fusha e stërvitjes, është vetëm një kilometër e gjysëm nga hoteli. Pranë saj, janë ambientet ku do të zhvillohen edhe konferencat për shyp.