Diten e djeshme ne hotel “Tirana International” u zhvillua Asambleja e Zakonshme e Federates Shqiptare te Futbollit. Nje event qe organizohet nje here ne vit me baze temash e diskutimesh midis antaresh Komiteti dhe te ftuarish, si President klubesh, anetar shoqatash etj. Ky Event ka nje rendesi te vecante ne Federate sepse diskutohet gjere per ecurine e harkut kohor nje vjecar nga Asambleja paraardhese! Mediat paten akses te plote dhe transparent ne kete Asamble Te Zakonshme duke e transmetuar Live! Pas fjales se moderatores, njekohesisht Drejtorja e PR prane FSHF Jona Dervishi e cila i ftoi pjesemarresit ne ekzekutimin e himnit kombetar dhe pas permendjes se emrave te personazheve futbollistik te cilet kane humbur jeten ne harkun kohor mes dy asambleve, fjalen e mori Presidenti Armand Duka. Presidenti pasi pershendeti te ftuarit raportoi gjere per garat dhe aktivitetet kombetare, si gjykimin, fenomenet negative dhe luften e eger ndaj tyre. Ai foli per kualifimet e trajnereve, investimet dhe infrastrukturen, ekipet kombetare, futbollin amator, futbollin mbarekombetar si dhe aktivitete te tjera. Tema gjithashtu interesante dhe te domosdoshme per ecurine e Federates dhe mbarevajtjes se futbollit ishin edhe e drejta televizive, marketingu, sponsorizimet e kombetares 2014-2016, brand identity, komunikimi ne web, transmetimi live i ndeshjeve te kombetares U21, U19 etj. Fjalen e mori edhe Zoti Ilir Shulku, Sekretar i Pergjithshem i Federates Shqiptare te Futbollit i cili si gjithnje konkret dhe i vendosur per ta cuar ne standarde Europiane Federaten me menyren sesi operon ne institucion duke dhene keshtu impulse pozitive ne Futbollin shqiptar. Ne kete Asamble te zakonshme por me tema te jashtezakonshme pershendeti edhe perfaqesuesi i UEFA, Z. Mihajlov, Zv/Ministri i Arsimit dhe Sporteve si dhe perfaqesuesi i nje nder Sponsorave me te fuqishem ne Federate, njekohesisht komentator me emer Z. Dritan Shakohoxha. I cili lancoi per te ftuarit edhe klipin e ri qe i dedikohet Kombetares dhe tifozave kuqezi duke dhene mesazhe patriotizmi dhe emocion ne salle, por nuk ishte mesazhi i vetem pasi nuk munguan aspak edhe videot e pergatitura me tema sensibilizuese sic ishte ajo e ideuar nga UEFA, e perkthyer ne te gjitha gjuhet duke ardhur edhe ne versionin shqip. Mesazhi i forte i kesaj videoje ishte kundra abuzimeve qe kryhen me futbollin duke trukuar ndeshjet e duke u bere keshtu pale me veprimtari te jashteligjshme qe demtojne thelle kulturen futbollistike. Impakti qe kjo Asamble dha ishte nje fryme pozitive dhe me bashkepunim mes njeri-tjetrit duke treguar tolerance te brendshme mes anetareve dhe tolerance zero kundra trukimit te ndeshjeve! Pika keyesore dhe shikimi i FSHF-se tashme mbetet ne ndeshjen Shqiperi-Armeni ne Elbasan Arena, aty ku do vendoset fati yne per te arritur endrren Europiane!

















