Diten e sotme ne Federaten Shqiptare te Futbollit, trajneri I Kombetares A te femrave , Armir Grima sebashku me zedhenesen per shtyp Jona Dervishi mbajti Konferencen per shtyp ne lidhje me ndeshjen e neserme kundra Rumanise e cila do te luhet ne “Elbasan Arena” , ora 17:00. Trajneri u shpreh se ka 10 dite qe pergatitet per kete ndeshje , ndaj ai beson se ka nje fryme serioze dhe ka nje grup vajzash qe sterviten me seriozitet . Ne lidhje me pergatitjet Grima u shpreh se Federata ka dhene kontributin maksimal te saj dhe se pret rezultate pozitive, duke pare mbi te gjitha harmonine dhe perkushtimin ne grup mes vajzave. I pyetur se cili eshte objektivi Grima shprehet se rezultati pozitiv dhe grupi solid sebashku jane qellimi kryesor. Trajneri u shpreh se fakti qe vjen nga Vllaznia nuk do te thote se duhet mbetur vetem aty pasi dyert jane te hapura per kedo. Se shpejti do behet nje perzgjedhje e plote edhe e vajzave qe luajne jashte shqiperise u shpreh Grima.

















