Armando Broja nuk ndalet më, gol dhe asist në fitoren e Vitesse në Eredivise - FSHF

Armando Broja nuk ndalet më, gol dhe asist në fitoren e Vitesse në Eredivise

Armando Broja ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme me skuadrën e tij në ndeshjen kundër VVV-Venlo.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe i Vitesses ka qëlluar në shenjë edhe këtë javë duke shënuar një gol për skuadrën e tij dhe ka dhënë një asist.
Në minutën e tretë, sulmuesi kuqezi ndihmoi shokun e skuadrës të shënojë golin e parë dhe të avantazhit për Vitessen, përmes një asisti brenda zonës.

Ndërsa në minutën e 82-të, Brojës i dhurohet një top brenda zonës nga mesfushori Matus Bero, ku talenti kuqezi e shfrytëzon mjaft mirë duke shënuar golin e katërt për Vitessen.

Ky është goli i nëntë i sulmuesit kuqezi në skuadrën holandeze të Vitesses. Ai e nisi ndeshjen si titullar duke luajtur deri në minutën e 85-të kur edhe u zëvendësua.
Broja po paraqitet mjaft mirë me skuadrën e Vitesses, teksa kjo është java e dytë radhazi që ai shënon për skuadrën.