Arbëreshët e Horës në Palermo, nesër takim me delegacionin shqiptar - FSHF

Arbëreshët e Horës në Palermo, nesër takim me delegacionin shqiptar

Dita e premte, si dita e ndeshjes së skuadrës kombëtare të futbollit me përfaqësuesen italiane e vlefshme për eleminatoret e Botërorit, Federata Shqiptare e Futbollit ka planifikuar për të zhvilluar dy evente të rëndësishme, ku spikat edhe një takim me arbëreshët e Horës ne Bashkine e tyre, pikërisht të premten e datës 24 mars, në orën 10:00. Arbëreshëvet e Horës janë një komunitet më vete që jetojnë prej vitesh e vitesh në këtë zonë të Palermos dhe tashmë me ardhjen e skuadrës kombëtare atje, ata do të jenë prezentë në një aktivitet enkas. Nga Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë një delegacion i gjerë për të pritur arbëreshët e Horës, përfshirë këtu edhe një përfaqësues nga TKZ (tifozët kuqezi). Ndërkaq, kanë konfirmuar prezencën e tyre në këtë takim edhe ish-kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit Lorik Cana, si dhe portieri i skuadrës përfaqësuese, Etrit Berisha. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në këtë takim do të jetë i shoqëruar nga dy zv.presidentët Nuri e Libohova, nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, teksa vetë kreu I FSHF-së do ti dorëzojë këtij komuniteti edhe një Pllakatë Falenderimi dhe Mirënjohjeje për kontributin e Bashkisë së Horës dhe Arbëreshëvet për ruajtjen e gjuhës dhe traditave, prej qindra vjetësh. 
Kjo mënyrë frymëzuese, e ruajtjes së vlerave kombëtare, ka mirënjohjen e pakufijshme të FSHF-së dhe vetë shqiptarëve. Takimi do të zhvillohet në Bashkinë Hores së Arbereshevet. Vetë kryetari i Bashkisë së Horës Vito Scalia, Mateo Manadala’, Profesor i letersise shqipe, si dhe drejtues i njësisë shkencore të albanologjisë në Universitetin e Palermos, Giorgio Cuccia, President i Shoqatës turistike” Proloco” (Per Vendin), përfaqësues të Komunineti Shqiptar në Piana degli Albanesi, Giuseppe Catalano, Presidenti i ekipit te futbollit Arbereshe “ASD San Giorgio”, si dhe përfaqësues të grupimit të tifozëve “Arbëreshë” do të jenë pjesë e një eventi të tillë që Federata e Futbollit ka planifikuar të zhvillojë të premtën e 24 marsit në Bashkinë e Horas. Takimi do të transmetohet LIVE nga mediat shqiptare dhe ato italiane lokale. 
Itali-Shqipëri, miqësore e dy fun-clubeve
Anëtarët të Fan Clubit “Tifozët e Kombëtares” nesër, në ditën e ndeshjes zyrtare eleminatore mes Italisë dhe Shqipërisë do të jenë edhe ata përballë kolegëve të tyre në Palermo në një sfidë shumë interesante miqësore! Një event i tillë do të realizohet në datë 24 Mars 2017, në ora 15:00 në “Centro Universitario Sportivo CUS Palermo”, në Palermo. Kjo ndeshje është planifikuar kohë më parë, si rrjedhojë e organizimit të përbashkët me Federaten Italiane të Futbollit në mirëfunksionimin e përbashkët të të dy Fan Club-eve. Një ndeshje miqësore (11 x 11) kundër fan clubit te Kombetares së Italisë tashmë është gati, duke qenë edhe tifozët shqiptarë pjesë e skuadrës së tyre.

arberesh