ANKETA E GOLIT ME TE BUKUR TE 2 FAZAVE TE PARA TE KAMPIONATIT - FSHF

ANKETA E GOLIT ME TE BUKUR TE 2 FAZAVE TE PARA TE KAMPIONATIT

Sportdashësit vendosin: Goli i Donjet Shkodrës
Pas një anketimi prej mëse dy javësh në faqen zyrtare të FSHF në Facebook dhe në YOUTUBE, të gjithë fansat dhe pjesëmarrësit në këtë anketim kanë dhënë preferencën e tyre për këtë golat e 2 fazave të para, ku sipas votimeve online ka rezultuar goli më i bukur i dy fazave të para ai i shënuar nga Donjet Shkodra në takimin Flamurtari-Luftëtari me 164 vota. Një diferencë e madhe me vendin e dytë në këtë anketë për gjysmën e sezonit, ku futbollisti Rrapo i Luftëtarit ka marrë 109 vota për golin e dytë, atë të barazimit në takimin Luftëtari-Kukësi 2-2. Një tjetër preferencë e publikut në faqen zyrtare të FSHF-së në facebook dhe në Youtube ka qenë edhe për Idriz Bathën e Partizanit në golin teknikisht të bukur shënuar në ndeshjen me Vllazninë 1-1 që i dha Partizanit, barazimin. Këtë anketë për performancën më të mirë në shënimin e golit për 2 fazat e para e fitoi Donjet Shkodra i Flamurtarit. Kjo anketë do të jetë e përvitshme dhe për golin më të bukur, FSHF ka menduar një ceremoni më vete e cila do të bëhet e ditur si për fituesin, edhe për mediat në ditët në vijim. Anketa sipas njoftimit u mbyll në mbrëmjen e datës 19 janar dhe ku dhanë komentin e tyre mbi 500 tifozë, dhe e ndjekur nga mijëra të tjerë, teksa vota të shpërndara kanë marrë edhe golat e Dejvi Bregut, Lorenc Trashit, Afrim Takut, Kushtrim Lushtakut apo edhe Merveille.
Ja edhe tabela finale e fituesve për golin më të bukur të 2 fazave të para

1. DONJET SHKODRA (Flamurtari) 164 VOTA
(Goli i pare kunder Luftetarit ne Vlore me rez 5:0)
2. DONALD RRAPO (Luftetari) 109 VOTA
(Goli I barazimit me Kukesin ne Gjirokaster me rez 2:2)
3. IDRIZ BATHA (Partizani) 88 VOTA
(Goli i barazimit ne Shkoder me rezultatin 1:1)

 


Duke kontrolluar karten...