Ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, sikurse ishte planifikuar u zhvillua konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi.
Kjo konferencë u zhvillua në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndërmjet Shqipërise dhe Moldavisë, të cilat do të luhen me date 25 dhe 27 të këtij muaji, në Elbasan Arena dhe Stadiumin Selman Stermasi . Arsyeja e përballjeve miqësore me ketë kombetare erdhi si pasojë sepse kjo federate pranoi të kishte dy ndeshje pasuese të tilla u shpreh trajneri.
Trajneri zbardhi listën e të grumbulluarve dhe tregoi detaje në lidhje me dy ndeshjet që do të pasojnë njëra tjetrën.
Ndër të tjera ai u shpreh se qellimi kryesor është të motivojë sa me shumë djemtë, të rrisë cilësine si dhe të arrijë fitore.
Pyetjeve të gazetarëve, Bushi ju pergjigj me synimin kryesor për tu bazuar vetëm te loja dhe te Kombëetarja U-21 në menyrë të tille që për futbollistët mos të jetë vetëm një trampoline për kombëtaren A, por perkundrazi te jenë të ndërgjegjshem dhe te fokusuar për fitore u shpeh Bushi.

















