Alban Bushi shpall listën e U21 për Francën dhe Estoninë - FSHF

Alban Bushi shpall listën e U21 për Francën dhe Estoninë

Ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ora 11:00 sikurse ishte planifikuar u zhvillua konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares U-21 Alban Bushi. Trajneri i kuqezinjve  zbardhi listen e futbollisteve te grumbulluar per ndeshjen miqesore ne daten 5 qershor ndaj Frances dhe ate zyrtare ndaj Estonise me 12 qershor ora 20:00.

Bushi u shpreh optimist per te dy perballjet dhe me grupin qe ka, do te kerkoje maksimumin ne keto dy ndeshje, tre piket. “Gjithesecili prej tyre duhet te japi 200 % te kapacitetit dhe ndeshjet duhet ti shohim si finale qe te marrim rezultatin e deshiruar”. 

Programi i U21:

01/06/2017 ora 19:00 stërvitje, “Stadiumi Besa” i Kavajës
02/06/2017 ora 10:30 dhe ora 19:00 stërvitje, “Stadiumi Besa” i Kavajës
03/06/2017 ora 10:30 dhe ora 19:00 stërvitje, “Stadiumi Besa” i Kavajës
04/06/2017 ora 20:00 stërvitja zyrtare para ndeshjes miqësore ndaj Francës, stadiumi “Selman Stërmasi”
05/06/2017 ora 21:05 ndeshja miqësore Shqipëri – Francë, stadiumi “Selman Stermasi”
06/06/2017 ora 10:00 stërvitje, stadiumi Pogradec
07/06/2017 ora 19:00 stërvitje, stadiumi Pogradec
08/06/2017 ora 10:00 dhe ora 19:00 stërvitje, stadiumi Pogradec
09/06/2017 ora 10:00 dhe ora 19:00 stërvitje, stadiumi Pogradec
10/06/2017 ora 19:00 stërvitje, stadiumi Pogradec 
11/06/2017 ora 19:30 Konferenca për Shtyp
12/06/2017 ora 20:00 ndeshja zyrtare Shqipëri U21- Estoni U21 – “Elbasan Arena”

Lista e futbollistëve të grumbulluar:

lista u21 loku