Akademia Futbollit-Tirana, finalja e Superiores U17 për këtë edicion - FSHF

Akademia Futbollit-Tirana, finalja e Superiores U17 për këtë edicion

Janë luajtur ditën e sotme në Pezë – Helmes dy gjysmëfinalet e Kategorisë Superiore për kampionatin e skuadrave U17. Ndeshjet që përcaktuan finalistët ishin mjaft të forca dhe emocionuese, teksa nuk munguan as tifozëve të shumtë në shkallët e kompleksit.

Ekipi i parë që siguroi finalen për paratërinj ishte Akademia e Futbollit dhe për këtë u mjaftoi një penallti e shënuar në fundin e pjeses së parë me anë të Tucit.

Shkëndija e Durrësi u mundua të barazonte rezultatin, por as dalja me të kuqe e Mehmetllarit që prej minutës së 53 nuk u mjaftoi miqve. Deri në në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Akademia e Futbollit u kualifikua në finale.

Akademia e Futbollit – Shkëndija e Durrësit. 1-0
Shënues: Tuci 40+1 (11-m)

Ndërkohë, finalisti tjetër do të jetë Tirana që mposhti në gjysmëfinale Flamurtarin me shifrat 4-2, në një ndeshje spektakolare mes dy skuadrave. Bardheblutë ishin më të saktë dhe më dominues në këtë përballje, duke arritur kështu të kualifikohen për në finale ku do të përballen me Akademinë e Futbollit.

Golat për Tiranën u shënuan nga Selenica, Isha, Ismailgeci dhe Çejku, ndërkohë që për vlonjatër golat u shënuan nga Rrapaj dhe Balilaj, por nga rezultati 0-2 në 15’ minutat e para për Flamurtarin, bardheblutë përmbysën gjithçka në favor të tyre.

Tirana – Flamurtari 4-2
Shënues: Selenica 27′, Isha 44′, Ismailgeci 54′, Çejku 79′ / Rrapaj 7′, Balilaj 15′


Duke kontrolluar karten...