AKADEMIA E ARBITRIMIT MBYLL TURIN NË UNIVERSITETIN E VLORËS - FSHF

AKADEMIA E ARBITRIMIT MBYLL TURIN NË UNIVERSITETIN E VLORËS

Universiteti i Vlores “Ismail Qemali” ishte edhe stacioni i fundit i turit të prezantimit të projektit më të fundit ambicioz të FSHF, atë për Akademinë e Arbitrimit. Koordinatori kryesor i këtij projekti, Sokol Jareci, si dhe Presidenti i Shoqates së Gjyqtarëve, Tahir Kastrati ishin këtë të martë në Vlorë ku prezantuan atë qe pritet të ndodhë duke nisur nga muaji shtator me këtë Akademi. Interesi në radhet e studentëve ishte i lartë ku nuk munguan edhe studentet femra. Jareci u percolli studentëve të Vlorës edhe detajet teknike në lidhje me etapat e Akademisë, por edhe vijimësinë më pas me aktivizimin në kampionatet e ndryshme të të gjitha niveleve, duke nisur fillimisht dhe natyrisht nga moshat. Universiteti “Ismail Qemali” ishte edhe stacioni qe përmbylli xhiron e prezantimit kombëtar të këtij projekti. Për konkluzionet e tij, diten e mërkurë në orën 10:30 në ambjentet e FSHF, Jareci e Kastrati do të dalin në një konferencë për shtyp.


Duke kontrolluar karten...