Pas nismës më të re të FSHF-së në lidhje me Akademinë e Arbitrimit në Shqipëri, si prioritet kryesor për këtë vit, të gjithë aplikantët dhe të interesuarit për tu rregjistruar në këtë shkollë kanë tashmë gati formularin e aplikimit online, sipas linkut që do të gjeni më poshtë. Të gjithë të rinjtë dhe të rejat që kërkojnë të jenë pjesë e Shkollës së Arbitrimit, projekt tashmë në hapat e saj nga FSHF, si dhe kanë dëshirën të jenë arbitra të ardhshëm në futbollin shqiptar të plotësojnë që sot të dhënat e formularit online në secilin aneks, dhe më pas ato do të grumbullohen nga sektori përkatës i cili në vazhdim do të bëjë edhe komunikimet e mëtjeshme zyrtare për startin e procesit trainues, teorik dhe praktik në Akademi. Tashmë formulari është online dhe cdokush mund ta plotësojë. Përpos kësaj, FSHF dhe Zyra e Marëdhënieve me Publikun do të nisin një tur të gjatë promovimi për Akademinë e Arbitrimit në mbarë vendin me të rinj dhe të reja që duan ti bashkangjiten klasës arbitrale dhe kërkojnë një të ardhme të tyre për të dhënë drejtësi në fushë. Kriteret për të qenë pjesë e grupit të arbitrave janë tashmë të publikuara në një kohë që të gjithë janë të ftuar ti bashkangjiten këtij projekti ambicioz të Federatës për të patur një shkollë më vete për Arbitrimin në futboll. Atë mund ta gjeni në këtë link:
http://fshf.org/index.php/sq/lajme/akademia-e-arbitrimit

















