Akademia e Arbitrimit, ja datat dhe kriteret! - FSHF

Akademia e Arbitrimit, ja datat dhe kriteret!

Federata e Futbollit nëpërmjet Sektorit përkatës të gjykimit ka tashmë gati edhe projektin e saj shumë prioritar, atë të Akademisë së Arbitrimit në Shqipëri. Një nismë e cila do të ketë një mbështetje shumë të fuqishme nga ana e FSHF-së si një nga tre prioritetet e këtij viti. Sektori i Arbitrimit ka planifikuar edhe datat për Kursin e Prezantimit dhe më pas, atë të Konsolidimit për të gjithë ata që do të rregjistrohen në Akademinë e Arbitrimit. Shumë shpejt në kanalet e komunikimit të FSHF-së, por edhe nëpërmjet njoftimeve përkatëse publike, gjithsecili që kërkon të jetë në në një të ardhme në arbitrim në futboll do të gjejë edhe aplikacionin përkatës për rregjistrim, sipas kritereve të përcaktuara nga ana e vetë e Sektorit, për të cilat do të mund të njiheni më poshtë. Ky projekt konsiston në rekrutimin e të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave të cilat kërkojnë të jenë pjesë e arbitrimit shqiptar në të ardhmen, sipas një programi të mirëpërcaktuar, si edhe programeve trainuese nga Sektori përkatës. Të gjitha këto janë tashmë pjesë e Akademisë së Arbitrimit, prioritet absolut i FSHF-së.

1.      Periudha e zhvillimit të Akademisë së Arbitrimit.

–        Periudha e kursit të prezantimit            18 – 30 Shtator 2017

–        Periudha e kursit të konsolidimit           08 – 18 Janar 2018

2.      Kriteret e pranimit

–        Të ketë mbushur moshën 14 (katërmbëdhjetë) vjeç dhe të mos ketë kaluar moshën 22 (njëzet e dy) vjeç.

–        Të mos jetë përfshirë drejtpërdrejtë dhe/ose jo drejtpërdrejtë në trukimin dhe/ose influencimin e rezultatit të asnjë lloj ndeshje futbolli.

–        Të ketë zotësi të plotë për të vepruar dhe të rezultojë i padënuar për vepra penale në përputhje me nenin 69-të të Kodit Penal  të Republikës  së Shqipërisë.

–        Të mos jetë dënuar ndonjëherë nga organet e disiplinës pranë FSHF-së  për veprime dhe/ose mosveprime të lidhura me lëndë që ndryshojnë aftësitë fizike dhe/ose performancën natyrale të njeriut.


Duke kontrolluar karten...